ZGJEDHJET. Numërohen 2116 kuti votimi në gjithë vendin.Thellohet diferenca mes PS dhe PD, me mbi 90 mijë vota. Garë e fortë për vendin e tretë

0
image

Janë numëruar 2116 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me 289,522 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 189,556 vota për momentin, ose 34.4%.

Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 21,872 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 18,356 vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 14,773 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 7,179 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 289,522 vota – 52.5%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 189,556 vota – 34.4%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 21,872 vota – 4.0%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 18,356 vota – 3.3%

Partia Mundësia – 14,773 vota – 2.7%

Lëvizja Bashkë – 7,179 vota – 1.3%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 6,278 vota – 1.1%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 2,006 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,021 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 720 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 384 vota – 0.1%

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading