PS siguron mandatin e tetë në Durrës, socialistët kryesojnë me 3800 vota më shumë
Në qarkun Durrës vijon numërimi i kutive të votave.
Në qarkun e Durrësit janë numëruar 119 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej.
Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur.
Kjo sepse demokratëve i duhen 1565 vota më shumë se socialistët që të marrin mandatin e shtatë dhe ta çojnë qarkun në barazim.
PS deri tani kryeson me 3800 vota më shumë.