Moti sot , e enjte 15 maj

0
image

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave gjatë orëve të paradites.

Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit ku në zonat lindore do të jenë në formë shtrëngate.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale,por mbeten kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në zonat malore deri në 27°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi Jugor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading