Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot 16 maj. Temperaturat ulen deri në 3 gradë Celsius

0
image

Për ditën e Premte moti do të jetë i paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak.

Vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intenistet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Temperaturat minimale do të jenë 3 gradë Celsius, ndërsa maksimale 19 gradë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/s, në lugina dhe bregdet në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 22m/s.

Valëzimi në det do të jetë 3 deri 4 ballë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading