Durrës. Plagoset me thikë një 40-vjeçar

0
image

Një person rreth 40-vjeç ka mbetur i plagosur me thikë pak minuta më parë në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit.

Sipas raportimeve, i plagosuri ishte i dehur dhe pronarja e lokalit ku ndodhej e ka nxjerrë jashtë. Në momentin që ai u nxorr nga ambientet e lokalit, një person tjetër, që erdhi nga krahu tjetër i rrugës, e goditi me thikë duke e lënë të plagosur.

Autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 40-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet përkatëse.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading