Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin për shkak të ofensivës në Gazë

0
image

Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar të martën bisedimet tregtare me Izraelin dhe ka thirrur ambasadorin izraelit për atë që e quan ofensivë “të patolerueshme” në Gazë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se vendi i tij është “i tmerruar nga përshkallëzimi nga Izraeli”, ndërsa sekretari i Jashtëm, David Lammy, ka thënë se lufta po hyn në një “fazë të re të errët”, raporton BBC.

Më herët të martën, OKB-ja ka thënë se Izraeli ka dhënë leje që rreth 100 kamionë ndihma të hynin në Gazë pas 11 javësh bllokim të të gjithë ndihmave.

Të hënën, Izraeli la lejuar pesë kamionë të kalonin kufirin, gjë të cilën shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, e ka quajtur “një pikë në oqean”.

Fletcher ka thënë gjithashtu se 14,000 foshnja mund të vdesin në Gazë në 48 orët e ardhshme nëse nuk arrin më shumë ndihmë.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se “lufta mund të përfundojë nesër” nëse Hamasi liron pengjet e tij dhe hedh armët. 58 pengje mbeten në Gaza, deri në 23 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading