Durrës.Alarmi për eksploziv në sheshin përgjatë Velierës , perimetri i sigurisë u ruajt gjithë natën, sot forcat xheniere kryen shpërthim të kontrolluar

0
image

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me alarmin për eksploziv të mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se perimetri i sigurisë u mbajt i vendosur deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa kontrollet vijuan përgjatë gjithë natës nga forcat e policisë dhe grupi hetimor.

Një sasi eksplozivi e zbuluar pranë zonës së Velierës, që u neutralizua në mënyrë të kontrolluar nga ekspertët xhenierë, vuri në alarm autoritetet dhe çoi në bllokimin e menjëhershëm të zonës që nga mbrëmja e së martës.

Vetëm pasi hetuesit përfunduan mbledhjen e provave në vendngjarje, u hoqën shiritat e sigurisë dhe u lejua rifillimi i qarkullimit të automjeteve, i cili kishte qenë i pezulluar për më shumë orë.

Ngjarja mbetet ende nën mister, pasi deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lidhur me sasinë e eksplozivit, rrethanat e zbulimit apo personat e dyshuar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading