Irani paralajmëron SHBA-në: Asnjë opsion nuk përjashtohet nëse sulmoni
rani ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se çdo mbështetje direkte ndaj Izraelit në sulmet kundër Teheranit do të sjellë pasoja të rënda.
“Asnjë opsion nuk përjashtohet”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, në një deklaratë të shpërndarë nga mediat zyrtare dhe raportuar nga Iran International, një kanal informacioni me seli në Londër dhe i lidhur me opozitën iraniane jashtë vendit.
Gharibabadi paralajmëroi se nëse ndodh një ndërhyrje e tillë, “nuk do të kemi alternativë tjetër përveçse të përdorim të gjitha mjetet tona për t’u dhënë një mësim agresorëve”. Ai theksoi se Teherani është i gatshëm të reagojë me gjithë fuqinë e tij dhe u bëri thirrje SHBA-ve të qëndrojnë larg konfliktit, nëse synojnë të ndalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në rajon.
Ky paralajmërim vjen në një moment tensionesh të larta midis Iranit dhe Izraelit, me një rrezik real për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe përfshirjen e aktorëve të tjerë ndërkombëtarë./ La Repubblica – Syri.Net