Durrës.Tentoi të hynte në Shqipëri me dokument identifikimi fals! 25-vjeçari arrestohet në Port, i riu i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës

0
image

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë kufitare në Portin e Durrësit, pasi tentoi të hynte në Shqipëri, me dokumente identifikimi false.

Bëhet fjalë për shtetasin nga Kosova me iniciale Sh.M.

Ai ka paraqitur në sportel, një pasaportë dhe një kartë identiteti, të dyshuara false (me gjenealitete të tjera).

Më tej, nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës, për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe për plagosje të lehtë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi.

Njoftimi i policisë

Port, Durrës/Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në këtë pikë të kalimit kufitar.

Tentoi të hynte në Shqipëri, me dokumente identifikimi false, duke qenë në kërkim nga autoritetet në Kosovë, për 2 vepra penale, vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohen pasaporta dhe karta e identitetit të dyshuara të falsifikuara.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive dhe ndalimin e shtetasve që synojnë të levizin ilegalisht, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin kosovar, Sh. M., 25 vjeç.

Ai ka paraqitur në sportel, një pasaportë dhe një kartë identiteti, të dyshuara false (me gjenealitete të tjera).

Më tej, nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës, për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe për plagosje të lehtë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading