Presidenti kinez zhvillon bisedë telefonike me Putinin! Dy liderët diskutojnë për tensionet në Lindjen e Mesme! Xi Jinping: Armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit, përparësi kryesore

0
image

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping zhvilluan sot një bisedë telefonike që zgjati rreth një orë.

Gjatë komunikimit të tyre, presidenti kinez i tha homologut të tij rus se armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit është “prioritet me rëndësi”.

“Promovimi i një armëpushimi dhe ndërprerja e armiqësive është një përparësi e lartë. Përdorimi i forcës së armatosur nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare”, tha Xi, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua.

Presidenca ruse raportoi se Xi e përshkroi ndërmjetësimin e Moskës si thelbësore në përpjekjet për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa Putini deklaroi gatishmërinë e tij për ta bërë këtë.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu rezultatet e samitit të G7 në Kanada dhe ranë dakord të takohen në Kinë midis 31 gushtit dhe 3 shtatorit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading