Shenja në dorë, Trump zhduket; Vance deklarata të çuditshme për të marrë Presidencën
Ku është Donald Trump? Askush s’e ka parë prej të martës! Vetëm kemi lexuar publikimet e tija në Truth Social.
Mungesa ka nxitur një rritje të teorive konspirative në SHBA, me përhapës thashethemesh që shpërndajnë publikisht pretendime për vdekjen e Trumpit.
Një nga argumentet e tyre është komenti i JD Vance se ai është gati të zëvendësojë Trump “nëse ndodh diçka e keqe, largqoftë”
Presidenti ndërkohë nuk është parë në publik që nga e marta dhe vëzhguesit vunë re një shenjë të çuditshme në dorën e tij të ngjashme me një që kishte Mbretëresha Elizabeth II pak para vdekjes së saj.
Duke shtuar në këtë tërbim, një piceri aty pranë ka raportuar një rritje të ndjeshme të porosive i ashtuquajturi “indeksi i picave”, i parë nga qarqet konspirative si një shenjë emergjencash.
Zyrtarisht, asgjë nga këto nuk është komentuar dhe nuk ka prova për “zhdukjen e papritur” të presidentit të SHBA-ve.
Është gjithashtu e mundur që Trump thjesht bëri një pushim të papritur për të luajtur golf.
Megjithatë, si një udhëheqës i moshuar, shëndeti i tij ka qenë prej kohësh subjekt spekulimesh dhe debati publik.