Moti i keq, Durrësi nën ujë
Pas Tiranës, stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu ka ‘goditur’ edhe qytetin e Durrësit.
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu dhe rrugët e Durrësit të zhyten totalisht nën ujë.
Në pothuajse të gjitha akset e brendshme të qytetit, qarkullimi i automjeteve është bërë tepër i vështirë.
Ndërkohë Bashkia e Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Ndërkohë shërbimet meteorologjike kanë parashikuar që dita e sotme dhe mëngjesi i ditës së nesërme të shoqërohen nga moti i keq.
Një situatë e tillë paraqet rrezik për qytetarët, të cilët këshillohet të mos dalin nga shtëpia, nëse nuk kanë arsye të fortë.
Po ashtu, edhe drejtuesit e mjeteve duhet të rrisin vigjilencën dhe të tregohen tejet të kujdesshëm, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.