Vetëm 1 ditë në punë, por deputetët u dendën me dieta e rimbursime gjatë korrikut; si përlanë 113 mln lekë

Ja përfitimet e deputetëve gjatë muajit korrik…
Kuvendi më 3 korrik mbylli punimet e Legjislaturës X, një legjislaturë e mbushur me debate, përplasje e konflikte. Pasi u “lodhën shumë” gjatë zgjedhjeve, deputetët u rikthyen në punë për pak javë dhe në ditën e tretë të korrikut mbyllën punën, por kjo nuk i ka ndalur që në xhepat e tyre të marrin përveç pagës, edhe dieta e rimbursime.
Në Indonezi i vunë zjarrin Parlamentit për shkak se deputetët rritën pagat për veten e tyre. Në Shqipëri, deputetët jo vetëm që i çuan pagat në 3 mijë euro, por nuk hoqën aspak dorë nga benefitet e tjera që u jep ligji.
Kuvendi ka publikuar shpenzimet nga buxheti që kanë shkuar për përfitimet e deputetëve dhe bie në sy se në korrik, ndonëse ka pasur vetëm 1 seancë, deputetët kanë përfituar plot 113 milionë lekë të vjetra për rimbursim karburanti, telefoni, pagesë dietash apo pagesë qiraje.
