Pse u thirr Dumani në DASH? Çipa: Politika në Shqipëri duhet të shqetësohet, nuk përjashtohet as çështja “McGonigal”

0
image

Analisti Aleksandër Çipa duke komentuar vizitën e Altin Dumanit në SHBA, tha se në takim mund të jetë diskutuar mbi ecurinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të SPAK-ut. Analisti nuk e përjashton mundësinë që të jetë diskutuar për çështjen “McGonigal”, por shton se takime të tilla flitet më tepër çështje principale dhe jo konkrete.

Në planin institucional është konsistencë e raporteve që ka ndërtuar institucioni më i rëndësishëm i drejtësisë shqiptare me partnerin jo vetëm në pikëpamjen diplomatike, por edhe institucionale, më të rëndësishëm të sendërtimit të një strukture të re të sistemit të drejtësisë në Shqipëri që lidhet me SPAK-un, ose sistemin e institucioneve të drejtësisë që hetojnë dhe gjykojnë korrupsionin në nivele të larta.

Në gjykimin tim në Shqipëri prezenca e Sorosit ka kaluar përmes institucioneve zyrtare të SHBA dhe ka qenë pjesë organike e projekteve të DASH. Pjesa e rrjeteve të USAID-it në hapësirën ndërkombëtare ka qenë pjesë strukturore e administratës amerikanë, thesarit të planifikuar amerikan, dhe politikave që kanë të bëjnë jo vetëm me influencës por edhe mbikqyrjes së sistemit të demokracisë.

Me ndryshimin e qasjes me Presidencën e dytë Trump kemi të bëjmë një situatë tjetër. Kemi një luftë të brendshme politike amerikane ku përfshihet edhe filantropisti i njohur Soros dhe legjislacionit amerikan. Në këtë moment s’e kemi ende një përfshirje juridike, në atë që deklarohet publikisht nga Trump. Do shohim si mund të ndikojë një gjë e tillë. Në praktikën amerikane sa herë ka një qasje të një direktive politike ajo jo domosdoshmërisht bashkëshoqërohet me veprime të menjëhershme të strukturave juridike”.

I pyetur a mund të ketë qenë një nga temat dosja “McGonigal”, analisti tha në MCN: “Nuk e përjashtoj si mundësi, por ajo që dua të besoj është që në Shtëpinë e Bardhë më shumë se sa për çështje konkrete flitet për atë çka konsiderohet pikëpamja institucionale amerikane për ecurinë e mëtejshme të SPAK-ut. Në praktikën ndërkombëtare mund të flitet në vizita të tilla për çështje specifike në vizita të tilla por për aspekte principale, ose çështje për të cilat vet shteti që bën ftesën është i interesuar. Nuk mund të anashkalojmë në këtë analizë, ajo që tha z.Berisha, që ende s’e kemi një komunikatë zyrtare, është shumë e rëndësishme për të bërë një analizë. Unë mendoj që një nga çështjet më themelore që besoj e përcjell interesimin amerikan për këtë vizitë, pse jo ka të bëjë me ecurinë dhe zhvillimet e mëtejshme të institucionit që ai drejton, sepse ai është në mbyllje të mandatit juridik të tij, si kryesues i SPAK-ut”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading