Shtatori sjell spastrime në PD, Flamur Noka përjashton nga Këshilli Kombëtar emrat që mbetën pa mandat

0

Noka heq nga grupi në WhatsApp emrat që nuk fituan më 11 maj…

Sali Berisha ka nisur spastrimin e forumeve të partisë nga deputetët që mbetën jashtë Kuvendit. Pasi i përjashtoi nga listat, tani duket se ata nuk do të jenë më pjesë e Këshillit Kombëtar.

Në media kanë dalë faksimile nga grupi në WhatsApp i Këshillit Kombëtar të PD. Aty duket qartë se Flamur Noka ka hequr nga grupi të gjithë ish-deputetët, të cilët, me humbjen e mandatit, nuk do të jenë as anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Ata pritet të zëvendësohen nga deputetët e rinj që siguruan mandatin në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas “MCN”, emrat e larguar janë: Dash Sula, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Ferdinand Xhaferraj, Emilia Koliqi, Lefter Gështenja, etj.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading