Durrës.Mbante me forcë një vajzë të mitur në banesë, arrestohet 33-vjeçari; iu gjet edhe një pistoletë me silenciator

0
image

Një 33 vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit, ndërsa dyshohet se mbante me forcë në banesë një vajtë të mitur 15-vjeçare, duke mos e lejuar të të largohej dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj.

Gjatë ndërhyrjes, Policia i gjeti 33-vjeçarit, të identifikuar si Enea Zeqiri, një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë dhe vënë në pranga shtetasin:

E. Z., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading