Djali ka humbur para 5 muajve , babai i moshuar humb shpresat dhe denoncon në Polici, kërkon ndihmë për gjetjen

0
image

Babai i moshuar denoncon humbjen e të birit 5 muaj pas humbjes së tij.

Policia e Durrësit njoftoi sot se ka marrë kallëzimin për humbjen e një 49-vjeçari, teksa ka nisur edhe kërkimet për gjetjen e tij.

Kallëzimi është bërë nga i ati, një 85-vjeçar. Sipas deklaratës, ai nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e të birit që prej datës 21 prill 2025.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur M. K., 85 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se më datë 21 prill ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin A. K., 49 vjeç”, tha policia vendore.

Nuk ka informacione të detajuara për arsyet pse denoncimi është depozituar me vonesë nga i ati, teksa vijon puna për kërkimin dhe gjetjen e tij.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading