Bisedimet e paqes në Egjipt, Kryqi i Kuq i gatshëm për të ndihmuar në kthimin e pengjeve izraelite

0
image

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq është ofruar të veprojë si ndërmjetës në kthimin në shtëpi të pengjeve izraelite dhe të të burgosurve palestinezë.

Kjo vjen ndërsa negociatorët nga të dyja palët do të fillojnë sot diskutimet për marrëveshjen e paqes në Egjipt

“Ekipet tona janë të gatshme të veprojnë si ndërmjetës humanitar neutral për të ndihmuar në kthimin e pengjeve dhe të paraburgosurve te familjet e tyre. Ne jemi gjithashtu të përgatitur të sjellim ndihma në Gaza dhe t’ua shpërndajmë ato në mënyrë të sigurt civilëve në nevojë të madhe”, tha presidentja e KNKK-së, Mirjana Spoljariç.

KNKK-ja thotë se ka lehtësuar tashmë lirimin e 148 pengjeve dhe 1,931 të ndaluarve që nga tetori i vitit 2023.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading