Rikthehen reshjet, si ndryshon moti gjatë ditës së enjte
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime kryesisht në veri dhe më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në jug, e gradualisht reshjet e shiut do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Lokalisht priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra(me ndërprerje).
Gjithashtu parashikohet një rënie e temperaturave maksimale me 4-5 gradë në pjesën më të madhe të territorit të vendit.
