Shqipëria përfshihet nga moti i keq,reshjet e shiut nuk do të ndalen

0
image

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e para të mëngjesit deri në orët e paradites parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në zonën e jugperëndimit reshjet lokalisht do të jenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Më pas reshjet e shiut mbeten të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës reshjet lokalisht do të jenë me intensitet deri të lartë.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të kenë shpejtësi, deri në 20 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading