“Telefonata u iniciua nga Rusia”, Kremlini jep detaje mbi bisedën mes dy presidentëve: Putin paralajmëroi Trumpin për raketat Tomahawk
Kremlini ka nxjerr detaje të tjera lidhur me telefontatën e zhvilluar mes Presidentit Vladimir Putin dhe homologut amerikan Donald Trump. Mes diskutimesh të tjera, Moska ka deklaruar se Putin e paralajmëroi Trumpin gjatë telefonatës se dërgimi i raketave Tomahawk në Ukrainë mund të dëmtojë procesin e paqes.
Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, deklaroi se Putin i tha gjithashtu Trump-it se forcat e Moskës aktualisht kanë “iniciativë të plotë strategjike” përgjatë gjithë vijës së frontit në Ukrainë.
Ushakov tha se një samit i ri i planifikuar midis dy presidentëve do të paraprihet nga një telefonatë midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në ditët në vijim
Ai tha gjithashtu se telefonata, e cila zgjati pak më pak se dy orë e gjysmë, u zhvillua me iniciativën e Rusisë.