Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, zbuloni si parashikohet moti për këtë të shtunë

0
image

Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet vranët, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qëndrës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut humbasin territor duke u përqëndruar në veri por me intensitet të ulët.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading