Video që nxjerr bllof manipulatorët e drejtësisë/ Avokati arrestohet vetëm se ka reaguar dhe ka treguar të vërtetën

0
image

Kërcënimi i hapur i prokurorit në sallën e gjyqit, ndalimi arbitrar nga policia dhe ndërhyrja e gjyqtares që u duk si intimidim, nuk janë drejtësi, janë një skandal i hapurqë cenon lirinë e shprehjes, integritetin e avokatit dhe besimin publik në sistemin gjyqësor…

Avokati Ulian Barjami është ndaluar vetëm ka mbrojtur klientin e tij dhe ka denoncuar manipulimin e provave, nga prokurori dhe policia. Ky arrestim është i paligjshëm dhe përbën një precedent të rrezikshëm për gjithë profesionin e avokatëve në Shqipëri.

Video e regjistruar gjatë seancës, tregon qartë se avokati nuk ka ushtruar dhunë, nuk ka kanosur askënd dhe çdo fjalë e tij ishte pjesë e mbrojtjes profesionale. Kjo është prova më e qartë se ndalimi është një përpjekje për të mbuluar manipulimin e provave dhe për të intimiduar mbrojtjen ligjore.

Ky rast tregon qartë se askush nuk mund të përdorë institucionet e drejtësisë për hakmarrje personale, dhe avokati Barjami është shembulli i guximit profesional që nuk pranon t’i nënshtrohet kërcënimeve të prokurorit, manipulimit të policisë apo bullizmit në sallën e gjyqit.

Avokati Ulian Barjami ka vepruar saktësisht brenda detyrës së tij profesionale, duke mbrojtur klientin dhe duke denoncuar manipulimin e provave nga prokurori dhe policia.

Çdo veprim i tij ishte i ligjshëm dhe i domosdoshëm për të garantuar të drejtën e klientit për mbrojtje të drejtë dhe për të zbardhur realitetin e fakteve.

Kërcënimi i hapur i prokurorit në sallën e gjyqit, ndalimi arbitrar nga policia dhe ndërhyrja e gjyqtares që u duk si intimidim, nuk janë drejtësi, janë një skandal i hapurqë cenon lirinë e shprehjes, integritetin e avokatit dhe besimin publik në sistemin gjyqësor.

Avokati Barjami nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka mbrojtur detyrën dhe profesionin e tij, duke paralajmëruar kallëzim penal për shkeljet që ka konstatuar. Ai nuk frikësohet nga kërcënimet, dhe qëndrimi i tij është shembull i guximit profesional dhe i respektit për ligjin.

Ky rast është një alarm për të gjithë profesionistët e ligjit, askush, as prokuror, as polic, as gjyqtar, nuk mund të përdorë pushtetin për të ndëshkuar një avokat që vepron në mbrojtje të ligjit dhe klientit të tij. Solidariteti dhe mbrojtja e avokatit Barjami është mbrojtja e drejtësisë për të gjithë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading