Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore.
Në relievet malore në lindje moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri në ato të pasdites parashikohen reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët.
Temperaturat parashikohen të jenë tipike për stinën e vjeshtës.
Sipas SHMU, parashikohet mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 1-3 ballë.

