Homoseksualët arrestohen dhe turpërohen publikisht në Indonezi

0
image

Homoseksualët arrestohen dhe turpërohen publikisht në Indonezi

Policia në Indonezi ka arrestuar 34 burra në qytetin Surabaja,  i dyti më i madh në vend, me akuzën se morën pjesë në një festë homoseksuale në një hotel.

Sipas raportimeve, burrat u ndaluan, u lidhën me mbajtëse plastike (tie-ëraps) dhe u nxorën në rrugë, ndërsa pamjet që qarkulluan në media i tregojnë ata me bluza portokalli, duke përpjekur të mbulojnë fytyrat teksa fotografohen nga autoritetet.

Policia konfiskoi telefonat dhe pajisje elektronike gjatë ndërhyrjes.

Drejtuesit e hotelit kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për zhvillimin e një feste me përmbajtje seksuale, duke theksuar se çdo dhomë është hapësirë private për mysafirët e saj.

Një përfaqësues i hotelit tha për mediat lokale se personi që bëri rezervimin kishte marrë dy dhoma të ndërlidhura me njëra-tjetrën, dhe se hoteli ishte i mbushur plot atë natë.
Të arrestuarit u dërguan në selinë qendrore të policisë në Surabaja për hetime të mëtejshme, ndërsa deri tani nuk janë ngritur akuza formale kundër tyre.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading