Durrës. Aksident në Golem, 19-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren 

0
image

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.

Një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur për vdekje një këmbësore 56 vjeçe.

“Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen  Sh. Sh., 56 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading