Nën masa të rrepta sigurie, Lulzim Berisha merr leje për të shkuar në ceremoninë mortore të të atit
Drejtoria e Përgjithshmë e Burgjeve i ka dhënë leje Lulzim Berishës që të marrë pjesë në varrimin e babait.
Ish-kreu i Bandës së Durrësit do të dalë në orën 12:00 nga qelitë e paraburgimit nën masa të rrëpta sigurie, pasi do të marrë pjesë në varrimin e babit për t’u rikthyer sërish më pas në qeli.
Ai u ekstradua nga Spanja më 18 mar të vitit 2025, ndërsa ishte arrestuar më 14 dhjetor të vitit 2023 në Spanjë.
Kush është Lulzim Berisha?
Lulzim Berisha njihej si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend. Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998, ku Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.