Gjergj Kokoshi- mendimtar dhe ideator i pluripartizmit demokratik
(Cikël shkrimesh nga Daut Hoxha)

Gjergj Kokoshi- mendimtar dhe ideator i pluripartizmit demokratik
(1905-1947)
Vitet 30 në historinë e re dhe moderne të vendit tonë përfaqësoheshin nga dy rryma të forta politike kontradiktore, gjë që u afishua me kundershti dhe revolta me arme e me veprime anarkiste nga te dy palët.
Feudalët dhe bajraktarët rendën dhe vendosën sistem politik monarkik dhe shprehës i interesave të tyre ishte Ahmet Zogu. Ata krijuan partine e tyre “Krahu kombëtar”.
Intelektualët dhe grupe progresiste të shoqërise që kërkonin një rend demokratik republikan.
Në vitet 20 këta kishin krijuar partinë e tyre qe quhej “ Partia popullore”. Noli dhe Avni Rustemi ishin përfaqësues të saj.
Jehona dhe vlerat politiko-shoqërore në drejtim të republikanizmit morën ngjitje me shpalljen e Monarkise të grupe dhe individe kundërshtarë të saj.
Pikërisht në këtë shtrat politiko-shoqëror krahas figurave qëndrore si : Etem Toto, Avokat Skënder Muco, publicisti Mustafa Gjinishi, profesor Suat Asllani, etj do te afishonte veten dhe profesor Gjergj Kokoshi, një intelektual i formuar dhe i kualifikuar në shkollën perëndimore ku ai kishte kryer studimet në universitetin “Piacenco” të Romës për letërsi. Jeta universitare dhe krijimtaria shoqërore në gjirin e studentëve do ta formonin me ide sociale të kohës.
Kur u kthye në atdhe dhe filloi punën si petagog i letërsisë në gjimnazin e Shkodrës krahas punës pedagogjiko-mësimore nisi të mendojë dhe për organizimet politiko- shoqërore. Shtysën për këtë ai e gjen te “Lëvizja e Delvinës e Gjirokastrës” e drejtuar nga politikani patriot dhe demokrat Etem Foto, po kështu dhe te “ lëvizja e Vlorës” e drejtuar nga avokat Skënder Muco. Ai nisi të mendojë për këtë si veprimtari gjithë përfshirëse dhe per t’i afishuar keto ide dhe mendime nis botimet ne shtypin e kohës. Boton në vëçanti në revistat “Bota e re” dhe “A.B.C”.
Një drejtim kryesor në fushën e tij e parë më syrin politik kombëtar është
“Reforma arsimore” e nisur nga ministri patriot, studiuesi Hil Mosi dhe pas tij nga patrioti dhe mendimtari demokrat iluminist Marash Ivanaj, të cilin diktatura komuniste e dënoi me jetë burgjesh mesjetare dhe të vdiste në ato qeli të lara më gjak.
Marash Ivanaj pa te Gjergj Kokoshi një eksperimentues të devotshëm dhe edukues dhe ndihmësin e tij në këtë aksion kombëtar politik. Pas tre vjetësh pune pedagogjike ai do te gjendet ne Ministrinë e Arsimit pas ristrukturimit të saj si drejtor i drejtorisë së arsimit të mesëm.
Koha e vërtetoi këtë. Reforma laike arsimore gjeti terren dhe mbështetje nga gjithë shtresat intelektuale në veçanti nga mësuesit e shkollave të pakta të mesme. Reforma u krye me sukses duke krijuar një arsim kombëtar gjithë përfshirës në hapësirën shqiptare ku më shumë e ku më pak.
Edhe pse dy levizjet kryengritëse të viteve 30 dështuan, gjurmët dhe jehona e tyre patën pasoja në mendimin politik demokratik të kohës. Ato gjetën shtrat dhe brenda qeverisjes monarkike dhe këtu nuk duhet lënë pa përmëndur Mehdi bej Frashëri kryeministër, njohës i mirë i politikës dhe një erudit i cili i la fushë të lirë veprimtarisë së ministrit Marash Ivanaj që ta conte përpara dhe të realizonte Reformen arsimore duke i dhënë goditje influencës fashiste italiane gjë që irritoi vetë Musolinin dhe përfaqësuesit fashiste në Mbretërinë shqiptare.
Puna si mësues dhe si specialist në Ministrinë e Arsimit, Gjergj Kokoshit i krijoi një opinion të shëndoshë qytetar dhe i rriti njohjet e reja në fushën e
“ Lëvizjes pëe ndryshim”. Atë do ta gjesh në mesin e mendimtarëve dhe drejtuesve të kësaj “lëvizjeje” pëe një rend pluralist si Av. Skënder Muco, botues dhe publicist Mustafa Gjinishi, gazetari Branko Merxhani, profesor Suat Asllani. Me shkrimtaren dhe politikanen në ngjitje, Musine Kokalarin, pas rikthimit të saj pasi mbaroi studimet universitare në Itali dhe nuk pranoi aty vendin e profesoreshës pëe kulturen orientale, atë, pra Gjergj Kokoshin do ta lidhnin përjetesisht idetë e pluripartizmit dhe tw mendimit perwndihmor tw nacionaldemokracisw dhe liberaldemokracisë.
Pra kështu Gjergj Kokoshi do ta poziciononte personalitetin e tij në politiken e kohës dhe kjo do të shihet pas largimit nga detyra të ministrit Marash Ivanaj (kjo erdhi pëe shkak të trysnisë fashiste të filoitalianëve) Gjergj Kokoshi jep dorëheqjen dhe punon si mësues në gjimnazin e Tiranës. Kjo situatë e re politike i dha mundësinë e organizimit të një klubi gjithëpërfshirës të intelektualëve ku rrihnin mendimet demokratike dhe pluripartiake.
Në këto momente historike ai njeh nga afër veprimtarinë e grupeve komuniste dhe anarkiste. Për këto veprimtari kishte njohje që në gjimnazin e Shkodres, falë nxënësve te tij në vecanti të Qemal Stafës etj.
Gjithë këtë lëvizje në këtë situatë ai së bashku me Mustafa Gjinushin dhe Suat Asllanin kërkon ta kanalizojë në një “ Lëvizje socialdemokrate”, por për faktin se baza sociale dhe drejtuese e tyre ishte nga shtresa të varfëra dhe artizanesh me mangësi kulturore dhe politike si dhe idealistë mbi shtetin punëtor nuk gjetën mbështetje.
Kjo situatë mospërputhje mendimi, Gjergj Kokoshit i ndryshoi drejtimin e gjetjes së bazës sociale për të ardhmen e socialdemokracise duke u përqëndruar së pari te shtresat intelektuale patriotike dhe së dyti te bijtë e familjeve të mëdha patriotike shqiptare, progresiste të kulturuara.
Ky bazament shoqëror do të jepte mundësinë e krijimit të shoqatave dhe grupimeve pluraliste si : “Xhoka”, “As I beut, as I pashës”, “Gruaja shqiptare” dhe shoqeria “ Bashkimi “.
Në këtë shtrat social Gjergj Kokoshi afishon mendimin socialdemokrat të Musine Kokolarit, Av Skender Mucos, Mustafa Gjinushit, Suat Asllanit, pse jo dhe të Shefqet Bejes si liberal demokrat.
Kjo u pa në zgjedhjet komunale të vitit 1936 ku krahu demokrat liberal fitoi shumë Bashki e komuna dhe kjo fitore politike i dha mundësi këtij krahu për një përgatitje serioze për zgjedhjet e përgjithshme për senatin dhe parlamentin. Situata ndërkombëtare, ku Boshti po fitonte terren ndikoi dhe në Shqipëri duke përshpejtuar pushtimin fashist të vëndit tonë.
Grupet shoqërore patriotike dhe me to dhe intelektualet demokrate dhe patriotë e dënuan pushtimin fashist të vëndit tonë dhe u vunë në mbrojtje të tij, por politika monarkiste e kishte bërë të veten. E la vendin pa mbrojtje dhe këtë mbrojtje e morën përsipër këto personalitete aty ku ishin, në vecanti në kryeqytet dhe në qytetet porte së bashku me komandantët e vullnetarët popullorë të cilët me vonë krijuan cetat e para patriotike në gjurmët e rilindjes me qëllim që të organizonin Rezistencen Antifashiste. Këtu dallohet figura e Gjergj Kokoshit që me aftësitë e tij organizative bashkoi në një të vetëm veprimtarët e shkollave të mesme të kryeqytetit si: Gjimnazin,Teknike dhe Institutin pedagogjik “ Nena mbretëreshë”.
Si para dhe pas pushtimit fashist ai do të jetë në ballë të aksioneve antifashiste të studentëve dhe rinisë, vlen të përmendet Demonstrata e 28 Nentorit 1939.
E gjithë kjo veprimtari politike qytetare ra në sy të fashistëve, të cilët sapo morën dhe riorganizuan institucionet politike policore pasi bënë seleksionimin në gjithë aparatin shtetror filluan arrestimet, bastisjet dhe internimet. Përballë kesaj situate shokët e idealit dhe miqtë e këshilluan të largohej përkohësisht nga kryeqyteti nën preteksin e sëmundjes ( ai vuante nga T.B.C.-ja).
Një nga shokët që e këshilloi ishte dhe Mustafa Gjinishi që e coi dhe e vendosi në fillim në rrethinat e Pezës, falë miqësisë dhe bashkëpunimit që kishte me patriotin Myslim Peza. Në Pezë gjetën strehë shumë antifashistë e patriotë. Ngjarjet rrodhën shpejt dhe mendimit dhe veprimit patriotik i kërkohej të merrte pëesipër organizimin e Rezistencës Antifashiste dhe fillimin e një kryengritjeje mbarëpopullore. Në mesin e këtyre burrave si Mustafa Gjinishi, Av Skender Muco, Shefqet Beja, Sulo Bogdo, Dr Ymer Dishnica, Dr Medar Shtylla dhe të publicistes Musine Kokalari do të gjeje me gjithë forcën e veprimit dhe Gjergj Kokoshin. Në këtë kohë ai lëviz shumë në mbarë vëndin së bashku me Mustafa Gjinishin falë miqësive të vjetra dhe njohjeve të reja.
Ata krijuan lidhje të reja me njerëz që u vunë në shërbim të idesë madhore-Kryengritjes së armatosur antifashiste të popullit tonë kundër pushtuesve fashistë. Për asnjë cast nuk harruan që kjo rezistencë kërkonte “ kokën drejtuese”. Keshtu hap pas hapi Mustafa Gjinishi, Gjergj Kokoshi, Dr Ymer Dishnica etj. Organizuan “Mbledhjen Kuvendore” të popullit tonë, Konferencën e Pezës. Gjatë punimeve, në ato ditë të nxehta lufte të Konferencës iu dha mundësia në takimë individuale, apo ne grupe të vogla miqsh që Gjergj Kokoshi të afishojë mendimin e tij për organizimin e krijimit të një Partie Socialdemokrate krahas P.K.SH.
Ky mendim dhe kjo iniciative konkrete para këtij parashtrimi, ishin shprehur nga publicistja Musine Kokalari,Av Skënder Muço e Suat Asllani, por vendi dhe momenti historik erdhi i përshtatshëm fill pas Konferencës, së Pezës, prandaj dhe nisi më me siguri udhën e tij.
Mendimi dhe idea u rritën në valën e Luftës Antifashiste dhe pas kapitullimit të Italisë fashiste gjetën më shumë terren. Një fakt tjetër ishte Rezoluta e Konferencës së Pezës. Pikat e saj më të diskutueshme ishin :
Së pari- Problemi i pushtetit dhe qeverisjes së keshillave nacionalclirimtare, roli i tyre.
Së dyti- simbolet dhe parrullat e Luftes Antifashiste të cilat binin ndesh me idetë e Nacionalizmit.
Perkundrejt këtij problemi një grup i gjërë mendimtarësh dhe luftëtarësh, pjesë dhe e udhëheqjes së Frontit Nacionalclirimtar ishin të pranishëm në Mbledhjen themeluese te Partisë Socialdemokrate që u zhvillua në shtëpinë e Ali Kavajës, një socialdemokrat i bindur dhe i formuar në këtë ide.
Në javën e parë të Tetorit, me 3 Tetor 1943 shpallën formimin e Partisë Socialdemokrate dhe në të njënjtën kohë po aty u vendos botimi i organit të P.S.D.-se “Zëri i lirisë” i cili me gjithë veshtirësitë e kohës arriti te botohet 6 numra. Kjo gazetë për aq kohë sa u botua pasqyroi formimin e P.S.D-së, programin dhe platformën e saj.
Në mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Nacionalclirimtar, në Mars 1943 në Labinot, Gjergj Kokoshi zgjidhet anëtar i tij dhe ngarkohet me detyrën e drejtuesit të arsimit. Kjo ngjitje në forumë drejtuese të luftës antifashiste erdhi si rezultat i veprimtarisë së tij patriotike antifashiste. Popullariteti i tij është gjithnjë në rritjë.
Në punimet e Kongresit të Përmetit, 24 Maj 1944 u zgjodhën organet e plota drejtuese të Luftës Nacionalçlirimtare “ ligjvënëse dhe ekzekutive”, kurse në Mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithsëm të frontit Nacionalçlirimtar, në Tetor 1944 në Berat, këto organe kthehen në atribute të një Qeverie të Përkohshme Demokratike. Në këtë Qeveri Gjergj Kokoshi u caktua me detyrën e ministrit të arsimit dhe njëherazi dhe anëtar i komisionit të përgjithshëm elektoral.
Këto detyra ai i kryen me dinjitet deri në Plenumin e VI-të të PKSH-së (shkurt 1946), kohë në të cilën filloi asgjësimi i “armiqve” imagjinar në kohën e diktatorit të ardhshëm.
Në këtë kohë forcat demokratike nga i gjithë spektri politik do të organizohen dhe do të krijojnë “Komisionin nacional iniciator” pjesë të të cilit ishin :
- Grupi i Rezistencës me drejtues Sami Qeribashin
- Grupi monarkist me drejtues Qenan Dibrën
- Grupi socialdemokrat me drejtuese Musine Kokalarin
Ky Komitete do të krijonte një qendër demokratike në kuadrin e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve në 2 dhjetor 1945 ku do të zgjidhej “Asamblea Kushtetuese” që do të kishte si objekt hartimin e Kushtetutës Demokratike dhe për rrjedhojë përcaktimin e sistemit politik, si shprehës i vullnetit të popullit me zgjedhje të lira e të përgjithshme.
Në këtë plan Musine Kokalari , Gjergj Kokoshi do të merrnin përsipër hartimin dhe redaktimin ë një “Proklamate” drejtuar misioneve të forcave aleate në Tiranë për një ndërhyrje në Qeverinë komuniste për të lejuar sistem zgjedhor pluralist.
Kjo kërkresë që afishonte vullnetin politik të forcave demokratike , patriotike dhe progresiste të kohës ra ndesh me objektivat e P.K.SH-së dhe u bë varri i mendimit demokratik që ishte i ndryshëm nga “Diktatura e proletariatit komunist”. Kështu , vendi ynë, ra në një pushtim të ri dhe në një regjim politik komunist gjakatar nga më të egrit që kishte parë historia e mbarë botën.