MUSTAFA GJINISHI
Ideator i rezistencës antifashiste
Sekretar i përgjithshëm i Konferencës së Pezës , Sekretar i Frontit Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Cikël shkrimesh nga Daut Hoxha

Historia e nje kombi, e nje populli eshte deshmitarja dhe neherazi masa per te vleresuar dhe percaktuar raportet komunitare dhe individuale si element motorrik te zhvillimit te saj ne drejtime dhe kahe te kundert.
Individi si element I ndergjegjshem, behet zedhenesi, udheheqesi dhe ideatori i kombit dhe popullit te tij.
Historia sa merr nga ky element, aq deshmon per vlerat e tij. E pare ne kete plan historiko-shoqeror ne kohe dhe hapesire personaliteti i Mustafa Gjinishit meriton vemendje per te percaktuar vlerat qytetare patriotike , e pse jo dhe udheheqese te tij.
Elementi i ndergjegjshem kultivohet, formohet ne nje mjedis te caktuar social e patriotik. Ai eshte pjese i se teres, te mjedisit kulturor dhe te veprimtarise shoqerore politike. Brenda ketij realiteti lindi dhe u grumo biri i popullit te Peqinit dhe i mbare Shqiperise dhe i kombit shqiptar.
Ai lindi se bashku me Shtetin Shqiptar modern, pjestar i perfaqesise se kesaj lindje eshte Muhamed Kaziu , djali i tij , njeri me kulture dhe arsim te formuar si delegat i populit te Peqinit ne ate kuvend.
Nese Shteti Shqiptar nen trysnine e zhvillimeve kohore historike ndeshi ne kundershti dhe pengesa te shumta, te cilit iu deshen edhe nje here nje mobilizim dhe organizim, perkushtim dhe sakrifica solemne brenda popullit dhe elementit te ndergjegjshem, cka u deshmua me Kongresin e Lushnjes ku Adem Gjinishi se bashku me patriote te tjere ishte ideator i tij, foshnja Mustafa brenda familjes dhe komunitetit qytetar peqinas, nisi i sigurte capat e para duke marre bevimi e popullit patriot peqinas dhe te familjes se tij dhe rrethit familjar.
Mustafa Adem Gjinishi lindi dhe u rrit ne nje shtrat patriotik me kulture dhe arsim te formuar. Ai me gjithe moshen feminore krahas kryerjes me rezultate te larta te shkolles unike te qytetit te tij, ai mesoi dhe zoteroi dhe gjuhe te huaja europiane, fale kujdesit dhe ndihmes se dajes se tij, Muhamed Kaziu, burre i ndritur dhe patriot. E theksoj kete moment te heroit tone per faktin se ne veprimtarine e tij pas fillii te shkolles se mesme teknike amerikane ne Tirane, ku u dallua ne vecanti ne publicistike, kontabilitet dhe ne biznes, ‘ ideator i levizjeve per ndryshime politike e sociale ne formimin e krijimin e nje shteti demokratik ligjor, – ne afishimin e mendimit te alternativave ndryshe.
Shkolla teknike per ate qe me shume se nje universitet fale punes se tij individuale ne studimin e njohjen e fushave te ndryshme shkencore.
Ne fushen e publicistikes ai jo vetem qe shkroi dhe botoi ne organe te ndryshme te shtypit te viteve ’30, por ai botoi dhe nxorri gazeten e shkolles “Laboremus” ( le te punojme ). Gazete qe u be zedhenesja e mendimit perparimtar te rinise shkollore dhe te rinise shqiptare ne pergjithesi, pse jo dhe te intelektualeve te kohes.
Ketu botoi Tajar Zavalani, prof. Skender Luarasi, Pr. Sejfulla Maleshova.
Po keshtu ai botoi dhe revisten shkencore “Shekulli”, duke mos lene pas dore edhe punen e tij publicistike brenda shkolles, botoi ne gazetata “Koha e Re”, “Bota e Re”, “ABC”, “Jeta dhe Kultura”, etj.
Pra mbarimi i shkolles e gjeti ate nje personalitet ne formim e siper dhe kjo e coi ate drejt njohjeve te reja dhe atashimin e tij ne levizjet perparimtare demokratike te viteve ‘ 30.
Ai, duke e vendosur veten ne rrethet intelektuale dhe demokratike, u njoh me lidershipin dhe njeherazi pranohet unanimisht ne mesin e tyre, Nohja me avoca Skender Mucen, personalitet ne fushen e se drejtes civile e nderkombetare, Riza Ceroven, prof. Skender Luarasin, prof. Abaz Ermenjin, Ali Kelmendin, Asim Vokshin dhe me patriotin e tij, demir Godelli.
Keshtu u rreshtua ne dy levizjet e medha te kohes si ajo e Delvines, Gjirokastres, Vlores dhe ajo e levizjes se Fierit. Ai arrestohet dhe denohet me vdekje.
Fale protestave popullore dhe njeherazi te taktikave leshuese te Mbretit Ahmet Zogu, falet nga denimi me vdekje, duke kryer denimin ne burgun e Porto Romanos. Njohja me keto personalitete ne vecanti me av. Skender Mucen, do ti vleje atij per nje bashkepunim te metejshem ne sherbim te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare.
Pushtimi fashist I Shqiperise me 7 prill 1939, ishe per Mustafa Gjinishin , sip e mbare popullin, nje gjeme e zeze. Ai u bashkua me zemreaten mbarepopullore perkundrejt qendrimit anitkombetar te Qeverise Mbreterore, e cila nuk vepro shpejt dhe ne kohe perkunder ketij pushtimi, po ne te njejten kohe u be pengese e rezistences popullore. Mungonin armet!
Ne keto kushte Mustafa Adem Gjinishi u be promotori I rezistences se bashku me elementin e ndergjegjshem patriotic. Ne mobilizimin e popullit me date 5,6,7 te prillit ate do ta gjeje kudo, ne Tirane, Durres, Kavaje, Shijak, Peqin, Elbasan, ku bente thirrje per te shkuar ne Durres dhe ne te gjithe portet shqiptare.
Ne pamundesi luftetaret patriote antifashiste moren rruget e arratise dhe te kurbetit , ne vecanti ne Jugosllavi. Atje ai beri njohje te reja dhe lidhi njohjet e vjetra, kjo fale emrit te familjes se tij , Gjinishi. Atje takohet me Mylim Pezen, Mustafa Kacacin, Abaz Kupin, Haxhi Lleshin, Xhevdet Doden, Reshir Collakun etj. Jeta ne mes tyre , veprimtaria e panderprere ne mergaten shqiptare ia cmuan aftesine e tij drejtuese dhe organizative.
Lufta Italo-Greke, sulmi ndaj Beogradit nga ana e Gjermanise , i foli shume patrioteve shqiptare , te cilet nen dretimin e Myslim Pezes, Abaz Kupit dhe Mustafa Gjinishit moren rrugen e kthimit per ne atdhe, per te nisur dhe organizuar rezistencen antifasciste. Ne kete ardhje u bashkuan dhe oficeret e komandave aleate. Me te ardhur ne Shqiperi ai mori kontakt me shoket e idealit dhe fale njohjes me Myslim Pezen, ai qendroi ne Peze dhe me vone ai ndermerr disa udhetime ne qytetet kryesore te vendit, krijon lidhje te reja dhe forcon te vjetrat. Baza ishte tek veprimtaria e levizjeve te viteve ‘ 30 dhe nderkohe nuk le padore punen me elementin patriotik te shtresave te larta. Po keshtu dhe “Levizja Komuniste” ( te gjithe djelmosha idealiste dhe me kulture te asur evropiane).
Ne vecanti ai gjen mbeshtetje ne Pez. Komandanti legjendar Myslim Peza bashkohet me idealin e tyre dhe atje shkojne Qemal Stafa, Vasil Shanto, Mihal Duri etj. Prania e tyre shtoi radhet e cetes me djelmosha nga Tirana, Durresi, Kavaja, Peqini e Shijaku.
Vitet ‘ 40- ‘30 jane vite te rritjes pontane te rezistences shqiptare mbarepopullore. Ne keto kerkohej elementi i drejtimit.
Keshtu, PKSH ben thirrje per “bashkim” ne nje kuvend mbarepopullor, per te gjetur rruget dhe format per nje kryengritje te pergjithshme te armatosur.
Kete detyre e marrin persi per ta organizojne duke pasur dhe perkrahjen e mbeshtetjen e shokeve te tjere, Mustafa Gjinishi dhe dr. Ymer Dishnica. Pas nje pune te gjithanshme ia arriten me 16 shtator 1942 te organizojne “Konferencen e Pezes”, e cila percaktoi platformen , ngriti organizaten drejtuese, Frontin Antifashist Nacionalclirimtar, zgjodhi organet drejtuese.
Konferencen e drejtoi Ndoc Coba, kryetar dhe Mustafa Gjinishi, sekretar. Konferenca zgjodhi kryesin dhe Keshillin e Pergjithshem te Frontit Antifashist Nacionalclirimtar. Kryetar u zgjodh patrioti Kamber Qafmolla dhe Sekretar i Pergjithshem Mustafa Gjinishi.
Zhvillimet e luftes pas Konferences se Pezes dha nje shperndarje te forcave levizese te kohes, kerkoi nje trajtim coherent.
Forcat nacionaliste pas Frontit ishin organizuar me organizaten Balli Kombetar me kryetar mit’hat Frasherin (djali I Abdyl Frasherit), por njeherazi ne radhet e tyre kishte amulli. Keshtu ato ne mes tyre u pozicionuan: se pari ne nje lufte te armatosur kunder pushtuesit; se dyti, ne levizjen “prit te presim”; se treti , u afishuan si bashkepuntor te pushtuesit.
Udheheqja e frontit, gjithnje me deshiren e mire i ben thirrje per nje takim te ri keshillmor kombetar, cka u realizua ne Mbledhjen e Mukjes. Ne kete konference figura e Mustafa gjinishit ishte madhore per problemet qe u shtruan aty per zgjidhje. Konflikti ne teresi per ato qe u debatuan aty ishte problemi i “Shqiperise Etnike”, pra bashkimin e Kosoves me Shqiperine e per pasoje bashkimin e kombit ne teresi. Kjo gje ra ndesh ne dy plane: se pari kundershtia Jugosllave dhe mbeshtetja e diktatorit te ardhshem, si sherbetor i shume zoterinjve; se dyti deklarata Curcill-Rusvelt, vjeshte 1941, se pas Luftes se II Boterore nuk do te njohen aneksimet, ribashkimet pa nje konference Boterore te Paqes. Pra, asnje ndryshim te hartes politike boterore para luftes.
Nese heqim paralele sot ku ndodhe gjendja e Kosoves dhe e gjithe kombit Shqiptar . Sot kerkohet nje rishikim i “vendimeve” te konferences se Ambasadoreve mars 1913, (kemi se shpejti 100-vjetorin e saj). E gjithe kjo marreveshje u denoncuasi tradheti dhe qe nga ky moment dhe per gjithe potencialin e tij politik, diktatori i ardhshem dhe perfaqesuesit jugoslave nuk do tia falnin Mustafa gjinishit kapacitetet patriotike intelektuale te nje burri shteti. Kjo beri qe kulisat e zeza te organizojne azgjesimin e tij.
Momenti erdhi. Zonat veriore ku drejtonin bajraktaret e fiseve dhe te krehinave duhej bere e mundur thithja e tyre ne lufte under pushtuesit ne mos te pakten duhen neutralizuar ato. Kete detyre e morri perisper Mustafa Gjinishi, Skretar i Frontit Antifashist Nacionalclirimtar, anetar i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise partizane.
Pikerisht per te kryer keto detyra, ai niset drejt zonave veriore, por atje ishte organizuar asgjesimi, ra ne nje prite tradhetaresh qe e qelluan pas shpine me 23 gusht 1944.
Kjo pabesi me shume se e vertete per paftyresine e organizatoreve, flet zemerata e myslim Pezes, qe per cudi me vone heshti.
“Mustafane e vrane shoket, se ai qe me i zoti se ata… Mos te isha une dhe Mustafai asnje lufte s’do te ishte bere ne Shqiperi. Ne e beme luften….etj. (Shih letren e Gogo Nushit drejtuar E.Hoxhes, date 31 gusht 1944, libri “Legjenda Gjinishi”, fq.187).