Festa e Abetares në klasën e parë A të shkollës “ Shaqe Mazreku”
Shikoni lumturinë që kanë fytyrat e këtyre fëmijëve të vegjël të klasës së parë A të shkollës Shaqe Mazreku që festojnë të gëzuar mbarimin e Abetares. Festojnë të gjithë, festojnë nxënësit, festojnë prindërit , feston bashkë me ta edhe mësuesja e tyre Afeida Rama. Në mbarim të vitit shkollor tashmë ata kanë mësuar të shkruajnë dhe të lexojnë. Gëzuar fëmijë Festën e Abetares! Suksese në rrugën e gjatë dhe të vështirë të dijes!