Bashkia e Durrësit vazhdon dezinfektimin dhe dezinsektimin gjatë natës të hapësirave të qytetit
Me ngritjen e temperaturave dhe shtimin e vapës Bashkia e Durrësit vazhdon spërkatjen në zona të ndryshme të qytetit dhe në zonën e plazhit me qëllim dezinfektimin dhe dezinsektimin e hapësirave. Të shpresojmë që aksioni do të shtrihet në të gjithë hapësirën gjeografike që mbulon Bashkia e Durrësit që qytetarët të kalojnë një verë sa më të qetë.

