Durrës. Mbahet në shëtitoren”Taulantia” koncerti simfonik “ Homazh për Michael Jackson”

0
image-309

Në mbrëmjen e ditës së enjte në shëtitoren “Taulantia” u mbajt koncerti simfonik “Homazh për Michael Jackson” me hitet më të mira të këtij këngëtari legjendar.

Mbreti i  muzikës pop u nda nga jeta në 25 qershor  të vitit 2009, por për adhuruesit e muzikës  së tij ,ai është gjallë nëpërmjet veprës që ka lënë dhe  vazhdojnë ta kujtojnë  si një nga më të mëdhenjtë  e muzikës të të gjithë kohërave.

 Këtë radhë ishte Durrësi ku u organizua  një  koncert madhështor në nder  të tij me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike të Operas dhe Baletit, me Trupën e Baletit si edhe  të Ansambilit Popullor.

Gjithashtu merrnin pjesë edhe vokalistët  italianë Clarissa Vichi dhe Mattis Sciascia.

 Koncerti u ndoq  nga turistë dhe qytetarë të shumtë që përcollën me duartrokitje  pjesët e interpretuara me nivel  të lartë artistik.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading