Diferenca. Lojtari i Italisë  e futi vetë kokën në gjuajtjen e fuqishme të Asllanit dhe u shtri në tokë i dëmtuar, duke shpëtuar Italinë  nga një gol i sigurtë ndërsa  Elseid Hysaj e largoi vetë kokën.

0
image-347

Detajet  janë ato që bëjnë diferencën . Në kohën e sotme kur  dallimet   mes skuadrave  janë ngushtuar   shumë, në ndeshje të këtij niveli   janë  disa parametra të tjerë që bëjnë diferencën në lojë.

Kur një skuadër futbolli  në parametra fizikë  dhe taktikë është më poshtë se kundërshtari , specialistët e futbollit thonë që duhet kompensuar në mënyra të tjera  dhe  ndër  më kryesorët  janë loja në grup dhe shpirti i sakrifices.  E thënë në gjuhën e sportit , futbollistët duhet të japin 110 %  .

Shembuj  të tillë bota e sportit dhe futbolli në vecanti, na kanë afruar shumë, dhe të gjithë kemi qënë dëshmitarë të fitoreve të mëdha kur ekipe të vogla në letër kanë  bërë përmbysje të mëdha duke lënë jashtë kompeticioneve ekipe të mëdha.

Në ndeshjen e ekipit tone kombëtar këto dy komponentë nuk u panë.  Italia dominoi në mbajtje topi ( 70%- me 30%) në goditjet në portë, në planin tekniko –taktik por edhe në parametrat fizikë.

Në atë ndeshje  pati shumë gjëra që nuk  shkuan mire dhe që do të jenë objekt diskutimi  i specialistëve por  ashtu siç e kemi thkesuar në titull ne po veçojmë një prej tyre.

Goditjen e dënimit që gjyqtari dha në favor të Shqipërisë pranë zones së italianëve, e mori përsipër ta  godasë Asllani meqë godet shumë fort. Dhe  ai ashtu goditi . Por lojtari Italian që ishte rreshtuar   në murin mbrojtës, megjithëse e dinte shumë mire që Asllani gjuan fort sepse luan ne kampionatin Italian, e futi vetë kokën që topi mos të shkonte në portë sepse në shumicën e mundësive  do  të ishte  gol. Dhe pas goditjes që mori në kokë, ndenji për disa minuta i shtrirë nën kujdesin e mjekëve derisa e mori veten për të vazhduar ndeshjen.

 Kurse Elseid Hysaj edhe pse  ishte  në  trajektoren e topit  që po shkonte drejt portës edhe pse  goditja që bëri  Barella pavarësisht se ishte e fuqishme, nuk ishte aq e fortë sa  goditja e Asllanit, e uli  vetë kokën.

 Kjo është diferenca , dhe këto janë detajet që bëjnë diferencën. Ne do të fillojmë  të fitojmë kur mos të ulim më kokën.

Syrja Kurti

Për revistën “Përqasje”

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading