Durrës. Njoftim zyrtar  i Bashkisë: Të martën zhvillohet shorteu publik për shpërndarjen e apartamenteve për 135 familje që  mbetën pa shtëpi nga tërmeti

0
dyrrahu23

Bashkia e Durrësit njofton përfituesit nga programi i rindërtimit, se shorteu publik për shpërndarjen/caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, i banesës banesës kolektive nr. 1&3 Rruga “Lura”, dhe nr. 15&23 rruga “Ahmet Dakli”, Njësia Administrative nr.5, Durrës do të zhvillohet më datë 18.06.2024 në sallën e Pallatit të Kulturës “ , duke filluar nga ora 10:00.

Nëpërmjet këtij njoftimi thirren të gjithë përfituesit sipas listës bashkëlidhur.

Mosparaqitja në këtë shorte e personave përfitues i heq të drejtën e ankimimit apo pretendimeve lidhur me rezultatet e këtij shorteu publik.

Personat përfitues në pamundësi për të qenë pjesmarrës në këtë shorte publik mund të
përfaqësohen me prokurë.

Në këto raste zbatohen dispozitat ligjore të përfaqësimit.

Lista e personave përfitues:

Shorteu i zhvilluar nga bashkia Durrës do të bëjë me shtëpi të re 135 familje, banesat e të cilëve u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe u rindërtuan në kuadër të procesit të Rindërtimit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading