Durrës. Festohet Kurban Bajrami
Që në orët e para të mëngjesit dhjetëra qytetarë të Durrësit u drejtuan drejt Xhamisë së madhe dhe Xhamisë – Fatih për të falur Kurban Bajramin.
Kurban Bajrami ose e njohur ndryshe si ” Festa e Flijimit” dhe është një nga dy festat kryesore të besimtarëve muslimanë.

Edhe portali “Dyrrahu 24 “ uron të gjithë besimtarët muslimanë “Gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sjelltë mbarësi shëndet dhe lumturi në familjet tuaja!”

Festa e Kurban Bajramit simbolizon gatishmërinë e profetit Ibrahim për të flijuar djalin e tij si shenjë nënshtrimi për Allahun, përpara se Allahu t’I dërgonte engjëllin e tij për t’I thënë se nuk është se sakrifica është pranuar dhe nuk është e nevojshme ta kryejë flijimin.
Sipas traditës islame vetëm një e treta e mishit të kurbanit duhet të konsumohet Brenda familjes. Dy të tretat e tij duhet të shpërndahet tek miqtë dhe tek njerëzit në nevojë.