Durrës. Bashkia njofton masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në orarin e pikut bulevardi “Epidamn” do të kthehet në pedonale.

0
image-387

 Bashkia Durrës njofton qytetarët  se për t’u ardhur në ndihmë   qytetarëve dhe turistëve të shumtë që vizitojnë qytetin dhe për një sezon turistik sa më të mbarë bulevardi “Epidamn” ose siç e njohin durrsakët “Rruga Tregtare” nga dt 29  qershor dhe deri me  15 shtator në orët e pikut nuk do të lejohen të kalojnë automjetet duke e kthyer në një pedonale.

 Ja edhe njoftimi i plotë i Bashkisë Durrës:

NJOFTIM

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët se bulevardi “Epidamn” do të kthehet në një hapësirë pedonale nga 29 qershori deri në 15 shtator, prej orës 19:00 – 23:00, me qëllim që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve por edhe e vizitorëve të shumtë që vijnë në qytetin tonë për të kaluar pushimet. Duke patur parasysh që vitin e kaluar kjo nisëm u mirëprit nga qytetarët dhe bizneset këtë vit është menduar që të zgjatet më shumë afati kohor i ndalimit të mjeteve për arsye që të bëhet e mundur reduktimi më i madh i trafikut dhe krijimi i hapësirave për këmbësorët. Për këtë qëllim njoftojmë se:

Ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (Segmenti Rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane) nga data 29.06.2024 deri më datë 15.09.2024, prej orës 19:00 – 23:00.

Për ti ardhur në ndihmë fluksit të automjeteve, do të bëhen ndryshimet e akseve rrugore, sipas planvendosjes, si më poshtë: Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, me një sens lëvizje (ngjitja drejt Vilës së Zogut) Rruga “Telha Çela” dhe rruga “11 Dëshmorët e Stanit”, me një sens lëvizje (zbritja në drejtim të Muzeut të Dëshmorëve)

Ndalohet parkimi i automjeteve përgjatë orarit 19:00-23:00 nga data 29.06.2024 deri më datë 15.09.2024 si më poshtë :

a)​Rruga “Anastas Durrsaku” (Segmenti nga Kisha Ortodokse – Shkolla Gjergj Kastrioti), ndalim parkimi i automjeteve

b)​Rruga “ Hysen Matlija” dhe Rruga “Mbretëresha Teuta” (Shkolla Italiane), ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje

c)​Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje

Ndalohet parkimi i automjeteve përgjatë gjithë ditës Rruga “Taulantia” në njërin krah të rrugës (segmenti nga karburant “Kastrati” – kryqëzimi i shkollës Italiane) nga data 29.06.2024 deri më datë 15.09.2024

Shpresojmë në mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe ftojmë të gjithë qytetarët që të lënë makinat dhe të shijojnë shëtitjet në këmbë në bulevardin kryesor të Durrësit në këto mbrëmje verore.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading