Durrës. Më 3 korrik fillon edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës.
Duke nisur nga dita e mërkurë me 3 korrik dhe deri në datën 25 korrik pranë katedrales “Shën Luçia” do të zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës.
Në këtë festival marrin pjesë instrumentistë nga Shqipëria, Austria, Italia, Gjermania, Çekia, Sllovenia, Serbia dhe Zvicra të cilët do të interpretojnë pjesë muzikore nga kompozitorë të shquar shqiptarë dhe të huaj.