Durrës.Superjahti “Perla e zezë” ankorohet në Durrës për shërbime portuale.
|” Perla e zezë”, e njohur si një nga superjahtet më të mëdha me vela në botë, u ankorua në portn e Durrësit për shërbime portuale. Jahti me flamur të ishujve Kajman, është bregëzuar edhe vitin e shkuar në Durrës, po për shërbime portuale apo turistike.


“Black Pearl” krenohet me një strukturë të ngjashme me tre direkë rrotullues.
Trupi i saj prej 105 metrash është i përbërë prej çeliku, sipërfaqe prej alumini dhe direku kryesor prej fibër karboni.
Një pishinë SPA pas kuvertës kryesore dhe një vaskë e madhe e nxehtë prapa kuvertës së sipërme janë ndër karakteristikat kryesore në “trupin” e saj elegant.
Ka 6 kabina për gjithsej 12 vizitorë me 2700 GT vëllim të brendshëm.
Nga ana teknike, jahti fuqizohet nga dy motorë Caterpillar duke i dhënë asaj një shpejtësi maksimale prej 20 nyjesh. Përveç kësaj, ajo përdor burime alternative të energjisë dhe velat e saj prodhojnë energji falë paneleve diellore të ndërtuara brenda pëlhurës.Që nga fillimi i vitit 2019, “Black Pearl” ka marrë çmime dizajni, duke marrë ‘Jahtin më të mirë lundrues prej 60 metrash e lart’ në World Superyacht Awards dhe duke fituar nderimet kryesore në Boat International Design & Innovation Awards në ‘Arkitektura më e mirë detare për lundrim Jahte.
