Homazh për Mjeshtrin Gulielm Radoja  në ditën e lindjes.

0
image-32

Kujtojmë sot në ditën e tij të lindjes, artistin e mirënjohur të skenës & ekranit, “Artistin e Merituar”, “Mjeshtrin e madh” 𝗚𝘂𝗹𝗶𝗲𝗹𝗺 𝗥𝗮𝗱𝗼𝗷𝗮.

Gulielm Radoja u lind në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Moisiu” për tu rikthyer në Teatrin Kombëtar në vitin 1996.

🎭Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Çështja e Inxhinier Saimirit”, “Përshpirtje në shtëpinë e Matildës”, “Të jesh nënë”, “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

📽Krahas interpretimeve të spikatura në teatër, Radoja pati një veprimtari të shkëlqyer edhe në kinematografi ku interpretoi në rreth 40 filma.

Gulielm Radoja do të kujtohet gjithmonë përmes syve të tij, të cilët janë përdorur si detaj skenik në shumë filma. Ai ishte një aktor me një profil tejet të veçantë, sepse diti të ndërtojë karaktere mjaft të spikatur ku shumica kanë qenë role kryesore, të vlerësuara me çmime.

Për veprimtarinë e shkëlqyer artistike ai qe nderuar me titullin “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading