Durrës.Arrestohet  pronari i një lokali nate në Prishtinë që po kërkohej nga autoritetet e Kosovës.

0
27-ezgif.com-webp-to-jpg-converter

Policia Shqiptare ka bërë të ditur se  është arrestuar në Durrës një shtetas i Shqipërisë që po kërkohej nga autoritetet e Kosovës për “trafikim të njerëzve. ”. 

47-vjeçari D.R. i lindur në Mirditë, është pronar i një lokale nate në Prishtinë, siç është njoftuar nga Policia e Shqipërisë. 

Ai është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës prë “trafikim të njerëzve. 

“I akuzuar në Kosovë, për trafikim personash, vihet në pranga në lagjen nr.13, me qëllim ekstradimin, 47-vjeçari, pronar i një lokali nate, në Prishtinë. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, të DVP Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 47 vjeç, i lindur në Mirditë. Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit D. R.”, thuhet nga Policia e Shqipërisë. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading