121 turistë francezë mbërrijnë në Durrës me “Bukuroshen e Adriatikut”.

0
438

Mëngjesin e ditës së martë është ankoruar në portin e Durrësit kroçiera “La belle de L’Adriatique”.

Mjeti lundrues luksoz, një nga më besniket e portit të Durrësit, ka sjellë në vendin tonë 121 turistë të huaj, kryesisht francezë.

Ajo mbërriti në orët e para të mëngjesit ndërsa pritet të nisë udhëtimin drejt portit të Barit, në Mal të Zi, në orën 21.00 të mbrëmjes.

Kjo nuk është hera e fundit për këtë vit që “La belle de L’Adriatique”, do të ndalet në Durrës, pasi udhëtimi i radhës pritet të jetë më 24 shtator.

“Bukuroshja e Adriatikut” ishte kroçiera e parë për këtë sezon në portin e Durrësit. Udhëtimin e parë ajo e kreu më 24 prill, kur solli rreth 130 turistë francezë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading