Vendi ku u hodh trupi i 62-vjeçarit Enver Balla, sot pasdite i jepet lamtumira e fundit.

0
_14.Still556

Esmerald Balla, 30-vjeçari që vrau të atin 62-vjeçar në fshatin Shënavlash  dhe trupin e të ndjerit e hodhi në një pus, nuk ka vepruar i vetëm.

Policia e Durrësit njoftoi sot se ka arrestuar 25-vjeçarin Edison Brahaj, mik i autorit të krimit, i cili dyshohet se e ka ndihmuar këtë të fundit të transportonte trupin e të atit, pasi e vrau.

Gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh, ndërsa mbi të riun rëndojnë 3 akuza për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Vrasja e 62-vjeçarit Enver Balla, ndodhi më 13 gusht, në afërsi të stanit të familjes, në arat e fshatit Shënavlash.

Sipas policisë së Durrësit, Esmeraldi, pasi është kofliktuar fizikisht  me babanë e tij, e ka vrarë  atë, me armë zjarri tip pistoletë, e cila u gjet nga policia në një kanal.

Pas ngjarjes, Esmeraldi së bashku me mikun e tij 25-vjeçar e ka transportuar trupin e pajetë dhe e ka hedhur në pusin që ndodhet rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti babë e bir për një shumë të konsiderueshme parash, rreth 7.5 milionë lekë të reja që ndodhej në kasafortën e shtëpisë.

Kasaforta është gjetur e hapur me sende të forta dhe djali i arrestuar akuzon babanë se ka shpenzuar paratë që ndodheshin në të.

Policia dhe prokuroria e Durrësit vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkohë familja e të ndjerit ka hapur dyert e mortit dhe pasditen e sotme, në orën 16.00 do të mbahet ceremonia mortore e 62-vjeçarit Enver Balla.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading