Vrau babanë e tij dhe e hodhi në pus, çfarë tha në gjykatë Esmerald Balla.

0
-90014

“Nuk kam çfarë të them për ngjarjen. I qëndroj versionit të vetëmbrojtjes”. Kështu ka deklaruar 30-vjeçari Esmerald Balla në gjykatë, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij Enver Balla pas një sherri me motive ekonomike.

Seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj Esmerald Ballës dhe bashkëpunëtorit të tij Edison Brahaj ka nisur rreth orës 9:30 në Durrës.

Ai pretendon që është goditur nga policia, për të cilën mbrojtja pretendon se ai ka një hematomë në kokë.

Esmerald Balla vrau babanë e tij Enver Balla pas konflikteve të vazhdueshme për një shumë prej 75 mijë eurosh në kasafortën e kursimeve që kishte humbur dhe të dy akuzonin njëri-tjetrin.

Balla pranoi para hetuesve se kishte vrarë babanë e tij 62 vjeçar Enver Ballën dhe e për ta zhdukur e kishte hedhur në pus.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading