Përndiqte prej disa muajsh 29-vjeçaren në Durrës, arrestohet 47-vjeçari që mbante pistoletë.

0
42744

Përndiqte prej disa muajsh një 29-vjeçare, duke i shkaktuar ankth e frikë, si dhe mbante armë zjarri pistoletë pa leje, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas kallëzimit, 47-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjjthshme, bazuar në informacionin e marrë se një shtetas përndiqte prej disa muajsh një shtetase dhe se ai mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kujtim Gashi, 47 vjeç, banues në fshatin Shënavlash.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak.

Ky shtetas ka përndjekur një 29-vjeçare, për disa muaj, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë.
29-vjeçarja ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, për këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading