Durrës. Ngjarje e trishtë: Një tjetër 12 vjeçar humb jetën në spital

Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e ditës së premte në spitalin Rajonal të Durrësit, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore, bën me dije A2 CNN.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha, mësohet se i mituri ishte intubuar për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ja kanë dalë ta shpëtojnë.
Ndërkohë që koha nuk ka premtuar as për ta transportuar për mjekim të specializuar drejt Tiranës. Dyshohet se ka qenë hemoragjia cerebrale ajo që i ka shkaktuar dhe humbjen e jetës 12-vjeçarit.