Durrës. Projekti “Mbrojtja e Mjedisit Nëpërmjet Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në Bashkinë Durrës” një ofendim për qytetarët, për akademinë dhe kërkuesit shkencorë dhe një tallje për studentët – Nga Artan Kacani
Ditën e mërkurë Bashkia Durrës lançoi projektin Mbrojtja e Mjedisit Nëpërmjet Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në Bashkinë Durrës” projekt i rëndësishëm i drejtuar nga Bashkia Durrës, në të cilin Universiteti ” Aleksandër Moisiu” Durrës është partner.
Sipas organizatorëve ky projekt do të stimulojë zhvillimin e qendrueshëm ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet promovimit të riciklimit dhe menaxhimit të mbetjeve.
Me gjithë respektin për organizatorët dhe për drejtuesit e dy institucioneve , si të Bashkisë ashtu edhe te Universitetit ‘ Aleksandër Moisiu” , mendoj që të gjitha ato që u thanë aty janë një tallje e madhe me qytetarët durrsakë, me studiuesit dhe kërkuesit shkencorë. Por gjithashtu është një tallje për studentët e këtij universiteti duke ofenduar inteligjencën e tyre në lidhje me këtë projekt.
Sepse Bashkia e Durrësit nuk bën menaxhim të mbetjeve! Çfarë do të stimulojë kur Bashkia e Durrësit nuk bën as riciklim dhe as menaxhim të Mbetjeve? Çfarë duhet digitalizmi i të dhenave nga Bashkia dhe çfare do të afrojë ekspertiza akadamike e Universitetit?
Përgjigja është shumë e thjeshtë. Asgjë! Sepse Bashkia Durrës nuk bën menaxhim të integruar të mbetjeve Por nëse duan të tregojnë se e kanë seriozisht të ndalojnë hotelet që derdhin ujërat e pishinave në det, për të mos thënë që derdhin edhe ndonjë tjetër.
Sepse të vetmit që Bashkia mund të menaxhojë janë punëtorët e makinave të pastrimit që rrinë të varur prapa kamionit.