Durrës. Rastet me meningit , prindërit refuzojnë të dërgojnë fëmijët në shkollë

0
image

Prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjeçare “Eftali Koçi” dhe “Kushtrimi i lirisë” në Durrës refuzojnë prej dy ditësh të dërgojnë fëmijët në shkollë.

Rasti i diagnostikuar me meningit tek një nxënës 14-vjeçar ka alarmuar së tepërmi prindërit, të cilët kërkojnë nga institucionet dezinfektimin e shkollës, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani, shkruan A2 CNN. Në shkollën “Eftali Koçi” zhvillojnë procesin mësimor nxënësit e dy shkollave, për këtë arsye alarmi i përhapur mes prindërve është edhe më i madh.

Prindërit pohojnë se janë të vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë për shkak të rrezikshmërisë që paraqet sëmundja e meningitit dhe nuk ndihen të sigurt vetëm me masat profilaktike, që janë rekomanduar nga epidemiologët e Kujdesit Parësor.

Ndryshe nga sa ndodhi muaj më parë, kur gjimnazi “Leonik Tomeo” u dezinfektua pas diagnostikimit të një 17-vjeçareje me meningit akut, në rastin e pak ditëve më parë nuk është zbatuar e njëjta procedurë. Ndërkohë, burime  nga institucionet shëndetësore vendore pohojnë se nuk ka vend për panik dhe nuk ka raste të reja të identifikuara.

.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading