Durrës.Mungojnë semaforët, aksident në zonën e ish-Kënetës, lëndohet në kokë shoferi
Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Kenetes, ku shkak për incidentin ka qenë mungesa e funksionimit të semaforit.
Sipas burimeve, shoferi ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të aksidentit.
Rikujtojmë se banorët e kësaj zone kanë apeluar disa muaj më parë për pajisjen e rrugës me sinjalistikë.
Rruga “Vëllazërimi” që lidh qytetin me superstradën Durrës-Tiranë, është burim i vazhdueshëm aksidentesh.