Arrestohet 43-vjeçari në Durrës për armëmbajtje pa leje, në pranga edhe dy të tjerë

0
image

Një 43-vjeçar që mbante armë zjarri pistoletë, pa leje është arrestuar nga policia e Durrësit. Në pranga janë vënë dhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Policia e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit “Shadoë”, ka goditur një rast të kësaj veprimtarie. Si rezulat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. A., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 11, Durrës, iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

A. K., 47 vjeç, dhe F. B., 43 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading