Durrës. Kishte fshehur cigare kontrabandë në furgon, arrestohet 28-vjeçari në Port

0
image

Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë kufitare në Durrës pasi u kap duke kaluar mallra kontrabandë.

Gjatë kontrollit të detajuar në fugonin e të riut, u gjetën 177 steka me cigare, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me fugonin.

“Policia Kufitare në Durrës godet një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë.

Arrestohet në flagrancë në dalje një 28-vjeçar, i cili kishte fshehur në furgon, 177 steka me cigare.

Policia Kufitare e portit të Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të detajuar në furgonin e shtetasit R. S., u gjetën 177 steka me paketa me cigare, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading